Sport

"Më telefono ose do të pendohesh", mesazhi zanor i Mathias për Pogba-n, zbardhen detaje të reja

“Më telefono tani, nxito, përndryshe do të pendohesh gjithë jetën”. Zbardhen detaje të reja mbi skandalin që përfshiu familjen Pogba.

22 Tetor 2022, 13:23 Nga DOSJA

"Më telefono ose do të pendohesh", mesazhi zanor i Mathias

FRANCË- “Më telefono tani, nxito, përndryshe do të pendohesh gjithë jetën”. Zbardhen detaje të reja mbi skandalin që përfshiu familjen Pogba. Gjithçka filloi në gusht kur Mathias postoi një video duke premtuar se së shpejti do të bënte një seri "zbulimesh të mëdha" për vëllain e tij Paul. 32-vjeçari, në klip, e etiketoi mesfushorin e Juventusit si një "hipokrit të madh, manipulues dhe dinak" dhe pretendoi se 29-vjeçari pagoi një magjistar për të mallkuar Kylian Mbappé.

Lojtari i Juventusit, megjithatë, më 16 korrik, kishte denoncuar në prokurorin e Torinos kundër vëllait të tij dhe disa miqve të fëmijërisë për një tentativë zhvatjeje për disa milionë euro dhe kërcënime, të ndodhura midis marsit dhe korrikut të vitit 2022.

Tani dalin detaje të reja. Mathias, siç pretendon Le Monde, dyshohet se i ka lënë një mesazh zanor vëllait të tij Paul në verë. Ish-sulmuesi i ërexham dhe Craëley, në mesazh, pretendonte se shtëpia e tij në Roissy-en-Brie, në periferi lindore të Parisit, ishte dhunuar nga dy burra me kapuç. Këta do t'i kishin thënë Mathias që t'i kujtonte vëllait të tij borxhin. Paul duhej të paguante dhe 32-vjeçari duhej ta kërkonte atë. Ish-sulmuesi, të nesërmen, u dërgoi një zë vëllait: “Për pak sa nuk vdiqa. Më telefono tani, nxito, përndryshe do të pendohesh gjithë jetën”.

E.Ç (Dosja.al)

pogba

Sondazh

Poll