Sport

Asllani i pakënaqur me minutat te Inter, dy skuadrat angleze interesohen për mesfushorin

Kristjan Asllani nuk po gjen hapësira te Inter dhe për këtë arsye huazimi në merkaton e janarit është një mundësi konkrete.

22 Tetor 2022, 13:10 Nga DOSJA

Asllani i pakënaqur me minutat te Inter, dy skuadrat angleze interesohen

ITALI-Kristjan Asllani nuk po gjen hapësira te Inter dhe për këtë arsye huazimi në merkaton e janarit është një mundësi konkrete. Vetë mesfushori i ka kërkuar drejtuesve që të gjejë një skuadër tjetër pasi është i pakënaqur me aktivizimin e pakët.

20-vjecari ka zhvilluar vetëm 180 minuta mes kampionatit dhe Champions League. Në orët e fundit mediat britanike kanë raportuar se NeWcastle dhe West Ham janë interesuar për shqiptarin dhe do tëp resin se cfarë vendimi do të marrë klubi zikaltër për të.

Kujtojmë që sezonin e kaluar, dy ekipet angleze kishin kërkuar informacion për të transferuar Asllanin, por mesfushori kërkoi të qëndronte në Itali dhe pranoi ofertën e Interit. Megjithatë merkato e janarit do e tregojë nëse lojtari do të pranojë të luajë në kampionatin më të fortë në botë.

E.Ç (Dosja.al)

asllani inter

Sondazh

Poll