Sport

Një tjetër rrëmujë në Mançester! Fshihet mesazhi që u bë viral: “Nuk dua një lidhje me një klub, të drejtuar nga një klloun”

Sulmuesi i kriketit Kevin Pietersen e quan trajnerin Ten Hag një "klloun", në postimin e United për CR7, që më vonë u fshi.

22 Tetor 2022, 11:46 Nga DOSJA

Një tjetër rrëmujë në Mançester! Fshihet mesazhi

ANGLI - Sulmuesi i kriketit Kevin Pietersen e quan trajnerin Ten Hag, një "klloun" në një postim të United për Cristiano Ronaldon, i cili u fshi më vonë kur u bë viral.

"Është Kupa e Botës T20. Ne kemi mirëpritur legjendat e kriketit, kemi luajtur në vende ikonike dhe kemi takuar shumë heronj gjatë viteve,"- lexohej krahas imazhit të ngarkuar nga klubi.

"Hiqni foton time ju lutem? Unë nuk dua një lidhje me një klub, të drejtuar nga një klloun që nuk respekton plotësisht futbollistin më të madh të kohës sonë! Cristiano është shefi! Ai klloun, që askush nuk do ta kujtojë kurrë, ju duhet të zgjoheni!”,- ka shkruar Pietersen.

Ky koment bëri që ekipi anglez ta fshinte shënimin pak kohë më pas, por kritikat e tij tashmë ishin bërë virale nëpër rrjetet sociale.

Një tjetër rrëmujë në Mançester! Fshihet mesazhi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll