Sport

Guardiola për tragjedinë e Hillsborough: "Kërkoj falje për sjelljen e tifozëve"...

Trajneri spanjol i Manchester City ofroi vizionin e tij për atë që ndodhi në ‘Anfield’

22 Tetor 2022, 11:06 Nga DOSJA

Guardiola për tragjedinë e Hillsborough: "Kërkoj falje

ANGLI - Trajneri spanjol i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në konferencën për shtyp, në prag të takimit të sotëm ndaj Brighton (16:00), ka treguar vizionin e tij për atë që ndodhi në ‘Anfield’, pasi është pyetur nga gazetarët.

"Nëse ka ndodhur, më vjen shumë keq, ajo nuk përfaqëson kush jemi ne si ekip apo klub. Por mos u shqetësoni, ne mund të sillemi në mënyrë perfekte pas gabimeve tona pa asnjë problem",- tha ai për mundësinë, se tifozë të Cityt kanë kënduar, në lidhje me tragjedinë e Hillsborough, stadiumin e Sheffield, ku 97 tifozë të ‘Reds’ vdiqën në prill 1989 në minutat e hapjes së gjysmëfinales së Kupës FA kundër Nottingham.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll