Sport

Piqué, veshur me fanelën ku shkruhet 'Shakira', sfidë e Barçës apo ironi e fatit?...

Fotoja e fanelës, e krijuar si pjesë e një bashkëpunimi me ‘Spotify’, tashmë është virale në rrjetet sociale.

22 Tetor 2022, 10:33 Nga DOSJA

Piqué, veshur me fanelën ku shkruhet 'Shakira', sfidë

SPANJE - Emri i këngëtares kolumbiane Shakira mund të përfundojë në fanelën e re të Barcelonës. Shenjë e fatit apo ironi e fatit? Gerard Piqué, mbrojtësi i blaugranës, i cili së fundmi i ka dhënë fund një lidhjeje të gjatë me kantautoren, duhet të pyesë veten. 

Fotoja e “fanelës” së re u bë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe tashmë ka mijëra fansa, të çiftit që ëndërrojnë të shohin futbollistin spanjoll, i cili tashmë është një çift i qëndrueshëm me studenten 23-vjeçare Clara Chia Marti, të veshur me fanelën. 

Gjithçka do të varet nga bashkëpunimi komercial që Barcelona, ​​në kërkimin e vazhdueshëm të 'të ardhurave' ekonomike, kishte krijuar me ‘Spotify’, çka u pa gjatë  ‘El Clasicos’ së humbur ndaj Real Madridit. Për momentin, fanela ‘blaugrana’ mban imazhin e një bufi në homazh ndaj reperit kanadez Drake: artisti i parë që kapërceu 'murin' prej 50 miliardë riprodhimesh në platformën muzikore. 

Dhe nuk është e sigurt, që tjetra mund të jetë vërtet Shakira, një nga yjet më të njohura të muzikës latine, e cila jo çuditërisht ka festuar së fundmi një miliard transmetime në platformën e këngës "Hips don't lie". Një “hakmarrje” e bukur për gruan, nëse projekti kalon, sidomos duke pasur parasysh momentin e vështirë që ajo po përballet. 

“Kjo është ora më e errët e jetës sime: ka ditë që më duhet të mbledh copa nga vetja nga dyshemeja”,- tha ylli i muzikës për divorcin dhe tradhtitë e shumta që i atribuohen ish-bashkëshortit. Dhe publiku duket se është në anën e saj. “Do ta dëgjoj Shakirën çdo ditë vetëm për të pasur logon e saj në këmishën e Piqué”, shkruan një fans. Dhe si ai, edhe shumë të tjerë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll