Sport

VIDEO/ Ten Hag tolerant me Cristiano Ronaldon, në një rast të ngjashëm te Ajax, ka pasur ‘dorë’ shumë më të rëndë…

Për një veprim të tillë në vitin 2018, trajneri e largoi lojtarin për dy javë nga stërvitjet e Ajaxit dhe e vërteta është, se Younes nuk do të luante më kurrë për stemën e Amsterdamit, duke u larguar në fund të sezonit për te Napoli.

22 Tetor 2022, 10:14 Nga DOSJA

VIDEO/ Ten Hag tolerant me Cristiano Ronaldon, në një rast të

ANGLI - Erik ten Hag pranoi, këtë të premte, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Chelseas, se Cristiano Ronaldo refuzoi të hynte në minutën e 86-të të ndeshjes Manchester United-Tottenham, të mërkurën e kaluar, në “Old Trafford”.

Portugezi do të largohej nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes dhe, të nesërmen, si masë disiplinore për holandezin, klubi e ndëshkoi duke e larguar nga ekipi i parë për ndeshjen në “Stamford Bridge”.

Dhe kjo nuk ishte hera e parë që trajneri përjetoi një situatë të tillë: në vitin 2018, në kohën kur ai drejtonte Ajaxit, Ten Hag i kërkoi gjermanit të hynte në fushë në minutat e fundit të fitores (4-1) ndaj Heerenveen, diçka që lojtari e refuzoi.

Trajneri nuk e fali, e largoi lojtarin për dy javë nga stërvitjet e Ajaxit dhe e vërteta është se Younes nuk do të luante më kurrë për stemën e Amsterdamit, duke u larguar në fund të sezonit për te Napoli.


B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll