Politike

Rama: Duhet ta vëmë fashën 800 KW, mos dëgjoni rublat e Kremlinit

Gjatë një takimi në Fier, Rama theksoi se do të vazhdojë që të mbrojë energjinë elektrike, por për shkak të mungesës së shiut, ai shtoi se vendosja e fashës mund të jetë e nevojshme.

22 Tetor 2022, 14:13 Nga I.A
Rama: Duhet ta vëmë fashën 800 KW, mos dëgjoni rublat e
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fasha orare 800 KW mund të vendoset. Gjatë një takimi në Fier, Rama theksoi se do të vazhdojë që të mbrojë energjinë elektrike, por për shkak të mungesës së shiut, ai shtoi se vendosja e fashës mund të jetë e nevojshme. Po ashtu ai sulmoi opozitën, duke porositur qytetarët që të mos dëgjojnë fjalët e tyre.   

“Ju siguroj që ne do vazhdojmë ta mbrojmë energjinë elektrike. Dimri po hyn dhe nga një anë fatmirësisht jo dhe aq shpejt, por fatkeqësisht kaq shumë diell kur ne presim shi, nuk na ndihmon. Pasi shiu për ne është ushqim. Fashën 800 Kë e kemi vendosur si masë, por edhe për të bërë që një pjesë me të ardhura e shtëpi të mëdha të paguajnë me çmimin real. Po të shihni tek faturat e energjisë keni një shirit që ju tregon sa është çmimi real ndërsa ju paguani atë që është para se të godiste kriza. Patëm një shteg të vogël për ta shmangur dhe nuk e vendosëm fashën. Na duhen reshje. Jemi në gjurmim për të shmangur përsëri, por mbase do të na duhet ta vëmë fashën. Gjithë bota po flet për kursim, por vetëm disa nga ata të çorbës së rublave ju thonë njerëzve që lufta nuk ka lidhje por është punë inceneratorësh. Pra një çmenduri ku përzihen në një çorbë ku pas shpinës së tyre që shfaqen në ekrane ka dorën që ka vënë bastin e madh të gjunjëzojë perëndimin që është dora e Kremlinit”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll