Politike

Meloni mori zyrtarisht detyrën sot, Rama: Paç fat! Vendi ynë i detyrohet shumë Italisë

Në një postim në Twitter Rama shkruan se vendi ynë i detyrohet shumë Italisë ndërkohë që e mbyll urimin e tij duke i uruar fat gruas së parë në Itali që merr "frerët" e ekzekutivit italian në një kohë të vështirë për botën.

22 Tetor 2022, 11:44 Nga e.k
Meloni mori zyrtarisht detyrën sot, Rama: Paç fat! Vendi ynë i
Georgia Meloni

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar kryeministren e re të Italisë, Georgia Meloni për marrjen e detyrës. Në një postim në Twitter Rama shkruan se vendi ynë i detyrohet shumë Italisë ndërkohë që e mbyll urimin e tij duke i uruar fat gruas së parë në Itali që merr "frerët" e ekzekutivit italian në një kohë të vështirë për botën.

"Urime gruas së parë të zgjedhur nga populli për të qeverisur Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore, e cila ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive tona. Paç fat", shkruan Rama.

Liderja e partisë së ekstremit të djathtë Fratelli D’Italia, Giorgia Meloni ka fituar zgjedhjet e 25 shtatorit në Itali. Pjesmarrja në votime ka qenë rreth 64,67% e italianëve që kanë të drejtë vote. Meloni është kryeministrja e parë femër e Italisë dhe për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, vendi do të ketë një lider të ekstremit të djathtë. Gouseppe Conte arriti të ndalojë rënien e partisë së tij pasi Pesë Yjet kanë fituar 15% të votave. Një nga surprizat e mëdha ishte shfaqja e dobët e partisë së Ligës së Matteo Salvinit, e cila mori vetëm 9%, sipas rezultateve të fundit. Presidenti i Forza Italia, Silvio Berlusconi, kthehet në Senat pasi ish-kryeministri në fakt fitoi në zonën njëdeputetëshe të Monzas me 50.31%.

georgia meloni

Sondazh

Poll