Politike

FOTO/ Qytetarët kërkojnë drejtësi për Lear Kurtin, Rama i 'përshëndet' nga lokali: Fundi i një ditë të gjatë...

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se i falenderon të gjithë mbështetësit e tij për fjalët e mira që i kanë thënë në takimet që ka pasur sot në Elbasan. Për protestën, s'ka bërë asnjë koment.

21 Tetor 2022, 21:15 Nga F.M
FOTO/ Qytetarët kërkojnë drejtësi për Lear Kurtin, Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij nga një lokal, teksa të gjithë qytetarët apelonin për drejtësi për Lear Kurtin, 32-vjeçarin që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se i falenderon të gjithë mbështetësit e tij për fjalët e mira që i kanë thënë në takimet që ka pasur sot në Elbasan. Për protestën, s'ka bërë asnjë koment.

“Fundi i një dite të gjatë në Elbasan për mesazhet e falenderimit, të cilat nuk janë dot aq mijëra sa njerëzit që më nderuan me praninë e tyre në takimet e sotme,"- shkruan Rama.

Për një orë, qindra qytetarë u mblodhën në sheshin para kryeministrisë dhe kërkuan drejtësi për Kurtin. Ata kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, kryeministrit Edi Rama dhe të Autoritetit të Mbikqyrjes Policore, Ardi Veliu. Sipas protestuesve, Kurti nuk ka vdekur nga mbidoza siç edhe është raportuar, por është masakruar nga efektivët. 

edi rama

Sondazh

Poll