Politike

Protesta e pedagogëve, Meta: Fonde për arsimin ka, por po i vjedh Rama

Po ashtu Meta theksoi se qeveria e Kosovës ka pezulluar investime në mënyrë që të rrisë pagat e pedagogëve, ndërkohë që ka shtuar se Shqipëria ka fonde për rritjen e pagave, por sipas tij ato po vidhen nga Rama.

22 Tetor 2022, 12:00 Nga I.A
Protesta e pedagogëve, Meta: Fonde për arsimin ka, por po i vjedh Rama
Ilir Meta

KUÇOVË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për protestën e pedagogëve nga Kuçova. Duke folur me strukturat e PL-së në Kuçovë, Meta tha se mësuesit në vend janë më të keqpaguarit në karahasim me vendet e tjera të rajonit. Po ashtu Meta theksoi se qeveria e Kosovës ka pezulluar investime në mënyrë që të rrisë pagat e pedagogëve, ndërkohë që ka shtuar se Shqipëria ka fonde për rritjen e pagave, por sipas tij ato po vidhen nga Rama.

"Mësuesit e Shqipërisë më të keqpaguarit sipas statistikat e BE, 4100 euro në vit paga e një mësuesi. Andej matanë Bunës, nga Ulqini merr 9200 euro, dyfishin, këtej cmimet më të larta, taksat më të larta. Pragu i varfërisë, 2000 euro për person në vit, ku ta gjejë mendjen mësuesi të gjejë ushqim e veshëmbathje për fëmijën apo të jetë i përqendruar të kujdeset për fëmijët tuaj. Mësuesi duhet konsideruar një shtresë e mesme e figurë e nderuar, e kuptoni cfarë ndodh me shtresat e tjera. Cfarë po kërkojnë pedagogët e Shqipërisë që pas dy vitesh ti kenë pagat sa i kanë në Kosovë sot. Qeveria në Kosovë ka pezulluar investime publike që ti rrisë askoma më tepër pagat e pedagogëve për të mbajtur trurin në vend e për tu kujdesur për gjeneratat e ardhshme. Nuk ka investim më serioz për një qeveri se sa ai në arsim se është afatgjatë. Nuk është cështje mungesë fondesh por vjedhje e taksave të tyre nga Edi Rama personalisht," tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll