Politike

Pse u ‘censuruan’ nxënësit e ‘Mehmet Akif’? Rama u dha medalje, por u mohoi shkollimin, binjakët ekselentë që duan të ikin nga Shqipëria

Ata janë fëmijë të dy prindërve mjekë dhe pavarësisht rezultateve nuk ishin në listën e Ministrisë së Arsimit këtë vit. Ata nuk u ‘dekoruan’ me medalje, por edhe të përzgjedhurit që morën shënimin e artë nga dora e kryeministrit Edi Rama, u ‘censuruan’.

21 Tetor 2022, 21:57 Nga F.M
Pse u ‘censuruan’ nxënësit e ‘Mehmet Akif’?
Edi Rama, binjakët dhe medalja

TIRANË- Binjakët Mario dhe Xhulio Popa janë ekselentët e maturës shtetërore dhe në krye të fituesve në Universitete. Mario është renditur i pari në rang vendi, jo vetëm në Mjekësi, por edhe në 9 degët e tjera që ka aplikuar për studimet e larta, ndërsa vëllai i tij, Xhulio ka dalë i 16 në listën e fituesve. Por, asnjëri prej tyre nuk ishin në listën e maturantëve që kryeministri Edi Rama vendosi t’i dekoronte me medalje ari si pasojë e rezultateve të arrira si maturantë.

“Jam rankuar i pari në të gjithë Shqipërinë, i kam fituar të gjitha, duke parë notat e maturës, e prisja, nuk u surprizova. Mendoj të futem në mjekësi të përgjithshme dhe të specializohem në kardio-kirurgji. E kam parë që tani, kam fituar dhe në universitetin në Gjermani. E mendojmë të ardhshmen tonë jashtë. Unë jam më shumë për vendet skandinave,”- thonë binjakët për A2CNN, duke treguar hapur se për të gjithë investimin që kanë bërë tek vetja e tyre ndër vite, presin shpërblim të merituar. Dhe një të tillë, siç duket nuk shohin se mund ta marrin në Shqipëri.

Ata janë fëmijë të dy prindërve mjekë dhe pavarësisht rezultateve nuk ishin në listën e Ministrisë së Arsimit këtë vit. Ata nuk u ‘dekoruan’ me medalje, por edhe të përzgjedhurit që morën shënimin e artë nga dora e kryeministrit Edi Rama, u ‘censuruan’.

Dosja.al ka mësuar se mes maturantëve ka pasur edhe nxënës të shkolla “Turgut Ozal” e “Mehmet Akif” që sot i kanë dyert e mbyllura me ‘dryrin’ e qeverisë me argumentin se kanë ndryshuar vendndodhje pa lajmëruar.

Pse u ‘censuruan’ nxënësit e ‘Mehmet Akif’?
Medalja

Siç duket, shkollat që nuk përmbushin ‘kriteret’ e qeverisë janë ato që mbushin radhët me ekselentë. Për ta dokumentuar këtë gjë, Dosja.al ju sjell dhe foton e një prej nxënësve që ka marrë këtë medalje, dhe është pikërisht nga shkolla ‘Mehmet Akif’. Emri i nxënësit është mbuluar për arsye privatësie. Medalja ka dhe datën që u zhvillua ceremonia, nën dirigjimin e vetë kreut të qeverisë, 20 tetor 2022.

edi rama maturantet ekselente xhulio popa mario popa

Sondazh

Poll