Politike

Rama: Pronarë mediash shantazhojnë kryeministrin për tendera e konçesione ndërtimi

Po ashtu, Rama ka thekuar se ka pronarë mediash që sipas tij po shantazhojnë ate dhe kabinetin qeveritar për të marrë tendera e konçesione ndërtimi. 

22 Tetor 2022, 12:19 Nga I.A
Rama: Pronarë mediash shantazhojnë kryeministrin për tendera e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këtë vit po synojnë që të arrijnë 500 milion eksporte të mallrave të brendshëm. Duke folur me fermerët në Fier, Rama ka sulmuar sërish mediat, duke thënë se jashtë ekranit të tyre ka një Shqipëri tjetër. Po ashtu, Rama ka thekuar se ka pronarë mediash që sipas tij po shantazhojnë ate dhe kabinetin qeveritar për të marrë tendera e konçesione ndërtimi. 

"Po synojmë të arrijmë këtë vit 500 milion euro eksporte. Eksporte të një Shqipërie, që tregohet ndryshe nga ekranet e thyera të televizioneve. Ndyshe nga pronarë mediash që shantazhojnë kryeministrin e ministrat për të marrë tendera e konçesione ndërtimi. Unë bëj sikur nuk dëgjoj kur jam me analistë në studio se nuk kam se çfarë të dëgjoj, ndërsa këtu me ju unë dëgjoj për gjerat që nuk i di," tha Rama.

edi rama rama me fermeret

Sondazh

Poll