Politike

Rama në Elbasan, përshëndet Qazim Sejdinin: Për herë të parë s’e kemi mes nesh, uroj të jetë sa më mirë

Në momentin që mori fjalën kryeministri kishte një përshëndetje të veçantë për ish-kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili nuk ishte në takim. 

21 Tetor 2022, 19:35 Nga e.k
Rama në Elbasan, përshëndet Qazim Sejdinin: Për herë
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri, Edi Rama ndodhet në qytetin e Elbasanit ku po zhvillon një sërë takimesh me sipërmarrës, studentë dhe banorë të qytetit. Në momentin që mori fjalën kryeministri kishte një përshëndetje të veçantë për ish-kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili nuk ishte në takim. 

"Dua që të gjithë së bashku t'i bëjmë një përshëndetje dikujt që për herë të parë nuk e shoh këtu në mes të nesh, Qazim Sejdinit. Uroj të jetë sa më mirë dhe ta kemi sa më parë në takimet tona", tha Rama.

Rama nuk jep arsye se përse nuk është i pranishëm ish-qytetari i pari i Elbasanit. Nuk mund të flitet për një ftohje në raportin e tyre pasi nuk ka asgjë konkrete.

edi rama qazim sejdini

Sondazh

Poll