Sport

Arteta tregon marrëdhënien me Xhakën dhe si e bindi të qëndronte te ‘Topçinjtë’…

Ndërsa mesfushori i kombëtares zvicerane është në formë të shkëlqyer, pak muaj dëshironte të largohet nga Arsenali. Trajneri e bindi kosovarin të qëndronte te Arsenali.

22 Tetor 2022, 07:23 Nga DOSJA

Arteta tregon marrëdhënien me Xhakën dhe si e bindi të

ANGLI - Trajneri spanjol Mikel Arteta i Arsenalit, në një konferencë për shtyp, ka folur edhe për marrëdhëniet me kosovarin e Zvicrës dhe si e bindi atë që të mos largohej nga ‘Topçinjtë’:  

“Granit Xhaka? Mendoj se të gjithë në klub u përpoqën ta mbështesin, ta ndihmojnë, ndonjëherë ta udhëzojnë, ta inkurajojnë, ndonjëherë edhe ta kanalizojnë. Është një lojtar me karakter të fortë, i cili është shumë i pasionuar pas çdo gjëje që bën. Por në të njëjtën kohë, ai është një djalë me të vërtetë i ndershëm dhe modest dhe mendoj se e meriton atë që ka.

Kur mbërrita, ai ishte gati të largohej, të paktën ai mendonte për këtë. Dhe ne thjesht u përpoqëm ta bindnim që t'i jepte vetes dhe klubit një tjetër shans. Çfarë i thashë? Nuk më pëlqen të flas për biseda private. Unë mendoj se ishte e qartë në shtyp për atë që ndodhi. Dhe do ta lë me kaq”.

Arteta tregon marrëdhënien me Xhakën dhe si e bindi të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll