Sport

Xhudo/ Nuk arriti dot medaljen e artë, Nora Gjakova mundet në finale

Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slam-in që po zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

21 Tetor 2022, 18:54 Nga DOSJA

Xhudo/ Nuk arriti dot medaljen e artë, Nora Gjakova mundet në finale

ABU DHABI- Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slam-in që po zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Xhudistja kosovare ka humbur në finale, pas katër fitoreve radhazi. Nora Gjakova ka humbur ndaj kundërshtares nga Koreja e Jugut, Mimi Huh. Në ndeshjen Nora Gjakova fitoi me pikë  ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin, ndërsa në ndeshjen e dytë mposhti me ‘ippon’ dhe brenda më pak se 1 minute holandezen, Pleuni Cornelisse.

Në çerekfinale, kampionia olimpike arriti të mposhtë kundërshtaren serbe, Marica Perisic, e cila mori tri penalizime, teksa në gjysmëfinale arriti të fitojë ndaj kundërshtares Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia.

E.Ç (Dosja.al)

nora gjakova xhudo

Sondazh

Poll