Sport

Humbën ndaj Vllaznisë, presidenti i Bylisit akuzon publikisht: Kridens Meta kaskë e vjetër, Pregja bën dy punë të paligjshme

Presidenti i Bylist Besnik Kapllanaj ka folur pas ndeshjes ku skuadra e tij u mund nga Vllaznia me shifra 2-1. Pas takimit, numri një i klubit mallakastriot akuzoi publikisht Kridens Metën, si arbitrin që i shkakton dëm gjithmonë ballshiotëve.

21 Tetor 2022, 20:46 Nga DOSJA

Humbën ndaj Vllaznisë, presidenti i Bylisit akuzon publikisht: Kridens

SHKODËR-Presidenti i Bylist Besnik Kapllanaj ka folur pas ndeshjes ku skuadra e tij u mund nga Vllaznia me shifra 2-1. Pas takimit, numri një i klubit mallakastriot akuzoi publikisht Kridens Metën, si arbitrin që i shkakton dëm gjithmonë ballshiotëve.

“Nuk ishte vetëm episodi i fundit i ndeshjes. Është episodi që na dhemb më shumë është kur sulmuesi Bejl shkon drejt portierit, por gjyqtari ndali lojën. Rasti i penalltisë në fundin e ndeshjes. Kemi parë një tendencë gjatë gjithë ndeshjes.

Smajli bëri një ndërhyrje me dorë 3 herë rresht. Ai vetëm fanelën nuk i grisi lojtarit. Është një kaskë e vetë, Kridens Meta, Ardian Beqiri dhe Bujar Pregja kudo që shkel Bylisi. Këta vijnë me tendencë për ta dëmtuar. Është një kaskë e vjetër që nuk i bën mirë futbollit shqiptar. Edhe Bujar Pregja kur shkon te ai emisioni në darkë.

Absolutisht që nuk duhet të bëjë 2 punë. Ai nxjerr rastet që do, jo ato që janë. Këta gjyqtarë nuk do të jenë më kur luan Bylisi, sidomos Kridens Meta. Më mirë të arbitrojë një gjyqtar i ri siç ka ndodhur në 3 sfida rresht. Kanë mbajtur ndeshje. Edhe nëse gabojnë, e bëjnë padashje. Këta janë një grup arbitrash që e dëmtojnë Bylisin.

Ne s’jemi Real Madrid. Një rast, një penallti, kjo nuk shkon. Jemi në fazën e parë. I kemi kërkuar Federatës që të mos na arbitrojnë këta gjyqtarë. Kridens Meta ka vitet e vite nuk e mban Bylisin. Tani ka filluar të futet te VAR-i. U desh 8 minuta në Kukës. Ky është problem, rast i përsëritur”.

E.Ç (Dosja.al)

kapllanaj bylis

Sondazh

Poll