Sport

SUPERIORE/ Partizani çon Teutën në pikën zero, katër gola durrsakëve, Vllaznia mund Bylisin në Shkodër

Partizani rikthehet te fitorja në Kategorinë Superiore dhe këtë e bën me një sukses bindës në “Niko Dovana” përballë Teutës me rezultatin 1-4.

21 Tetor 2022, 19:58 Nga DOSJA

SUPERIORE/ Partizani çon Teutën në pikën zero, katër

SHQIPËRI-Partizani rikthehet te fitorja në Kategorinë Superiore dhe këtë e bën me një sukses bindës në “Niko Dovana” përballë Teutës me rezultatin 1-4.Kryeqytetasit mbyllin fazën e parë të kampionatit me tri pikë shumë të rëndësishme, përballë një kundërshtari që ndonëse fitoi javën e kaluar ndaj Egnatias, në këtë 90 minutësh tregoi pak gjëra.

Hoti në minutën e 2’ do të shënonte për Partizanin, ndërsa Teuta barazoi me Grudën në të 16-tën. Në fraksionin e parë, Partizani do të shënonte sërish me Da Silvën dhe Hotin. Në pjesën e dytë, Skuka do të shënonte golin e katërt dhe të fundit. Me këtë fitore Partizani blindon vendin e parë në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Teuta rikthehet edhe një herë në pikën zero, pasi renditet përkohësisht në vendin e parafundit në kuotën e 7 pikëve.

Në takimin tjetër Vllaznia fiton me shifrat 2-1 ndaj Bylis. Goli i parë do të shënohej nga shkodranët në minutën e 39’ me Markun, ndërsa në fraksionin dytë Jonuzi do të shënonte golin e dytë, ndërsa Bylis do të realizonte me Damcevskin në minutën e 82’. Vllaznia mbyll kështu fazën e parë me 14 pikë dhe për momentin shkon në vendin e 3-të, ndërsa Bylis mbetet me 11 pikë në vendin e 6-të.

E.Ç (Dosja.al)

partizani teuta superiore

Sondazh

Poll