Sport

Kean, Rabiot dhe McKennie, Juventus merr fitoren e dytë radhazi, i shënon katër gola Empolit

Ndeshja e javës së 11-të e Serisë A hapet me takimin Juventus-Empoli përfunduar me shifrat 4-0.

21 Tetor 2022, 22:42 Nga DOSJA

Kean, Rabiot dhe McKennie, Juventus merr fitoren e dytë radhazi, i

ITALI-Ndeshja e javës së 11-të e Serisë A hapet me takimin Juventus-Empoli përfunduar me shifrat 4-0. Në Allianz Stadium, skuadra e Allegrit merr fitoren e dytë radhaiz në kampionat duke zhbllokuar takimin në minutën e 8' me Kean.

Në pjesën e parë Empoli mori kontrollin e ndeshjes por asnjëherë nuk e shqetësoi shumë Szczesny dhe në pjesën e dytë Juventus përfitoi nga krahët dhe goditjet nga këndi.

Në minutën e 56-të McKennie shënoi golin e dytë, ndërsa Rabiot do të realizonte dy herë në minutat 82' dhe 93'. Me këtë fitore Juventus ngjitet në vendin e 7 në kuotën e 19 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

juventus empoli

Sondazh

Poll