Sport

Benfica vendos diktatin në Portugali, mund Porton dhe thellon epërsinë në krye…

Në supersfidën e së premtes në mbrëmje në kampionatin portugez, Benfica fitoi 1-0 në Porto falë golit të Rafa Silvës dhe konfirmoi statusin e saj si lider.

22 Tetor 2022, 06:55 Nga DOSJA

Benfica vendos diktatin në Portugali, mund Porton dhe thellon

PORTUGALI - Goditje e dyfishtë. Mbrëmjen e kësaj të premte, në kampionatin portugez, Benfica shkoi dhe fitoi në javën e dhjetë ndaj rivalit dhe nënkampiones Porto (1-0), pas një ndeshjeje të vështirë. 

Në total u shpërndanë 12 kartonë të verdhë dhe një të kuq, ku ‘Dragonët’ vendës panë mesfushorin e tyre kanadez, Stephen Eustaquio, të përjashtohej me karton të kuq në minutën e 27-të. Ndërkohë ishte Rafa Silva, në minutën e 72-të të ndeshjes, që pas një topi të David Neres, shënoi edhe golin e vetëm të takimit.

Në fund të ndeshjes edhe trajneri Conceicao i Portos (90’) u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Pinheiro. Falë këtij suksesi të shkurtër por të çmuar, Benfica e Lisbonës kalon një epërsi prej gjashtë pikësh në krye të renditjes, e ndjekur nga Porto me 22 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll