Bota

“Kam vrarë gruan time”, shtypi gazin padashje, burri aksidenton për vdekje të shoqen, plagosen 3 të tjerë

21 Tetor 2022, 17:15 Nga d.a.
“Kam vrarë gruan time”, shtypi gazin padashje, burri aksidenton
Pamje nga vendngjarja

GREQI- Skena paniku ndodhën në një treg publik në Kalambaka të kryeqytetit grek mesditën e së premtes (21/10), ku një grua e moshuar ndërroi jetë pasi u pëplas nga burri i saj.

Sipas Protothemës, ngjarja tragjike ndodhi kur bashkëshorti i gruas fatkeqe, shitëse në tregun publik, mori kamionin e tij bujqësor për të ngarkuar produktet që i kishin mbetur në banak. Mirëpo, siç pretendon ai, ka shkelur gazin, duke bërë që makina të zbresë tatëpjetë, duke tërhequr zvarrë gruan e tij dhe tre persona të tjerë. 80-vjeçarja fatkeqe ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Kam vrarë gruan time”, dyshohet se ka bërtitur në panik burri i vuktimës, i cili sipas dëshmitarëve okularë të cilët theksuan se burri është i tronditur nga ngjarja.

Në vendngjarje ndodhen forca të forta policie, ndërsa pak më herët autoambulancat e EKAB kanë transportuar gruan si dhe tre të plagosurit për në Spitalin e Trikalas.

aksident në greqi vdes gruaja ne greqi

Sondazh

Poll