Bota

Giorgia Meloni mbërrin në Quirinale, pritet nga presidenti Sergio Mattarella

Meloni së bashku me Matteo Salvinin dhe ish-kryeministrin Silvio Berlusconi do të takohen me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, për të diskutuar pozicionet e kabinetit në qeveri. Nëse palët pajtohen, koalicioni i Melonit mund të betohet këtë fundjavë, një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

21 Tetor 2022, 16:54 Nga d.a.
Giorgia Meloni mbërrin në Quirinale, pritet nga presidenti Sergio
Meloni

ITALI- Liderja e Fratelli D'Italia Giorgia Meloni, mbërriti në Quirinale për t'u pritur nga Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella.

Meloni së bashku me Matteo Salvinin dhe ish-kryeministrin Silvio Berlusconi do të takohen me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, për të diskutuar pozicionet e kabinetit në qeveri. Nëse palët pajtohen, koalicioni i Melonit mund të betohet këtë fundjavë, një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Fratteli d'Italia, një parti nacionale konservatore me rrënjë neofashiste doli si partia më e madhe e Italisë në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të mbajtura më 25 shtator. Është forca më e madhe në një koalicion të krahut të djathtë që përfshin lëvizjen e Ligës Veriore të Salvinit dhe Forza Italia të Berlusconit. 

Delegacioni i qendrës së djathtë: Të parët që hynë në Quirinale, me makinë, ishin fillimisht Silvio Berlusconi dhe më pas Antonio Tajani, me drejtuesit e grupit Licia Ronzulli dhe Alessandro Cattaneo. Në vijim delegacioni i Noi moderatit me Antonio De Polin dhe Maurizio, të cilët hynë në këmbë. Giorgia Meloni mbërriti në Piazza del Quirinale me një Fiat 500 të bardhë. Krerët e grupit Luca Ciriani dhe Francesco Lollobrigida e presin atë. Pas, ende në këmbë, erdhën Matteo Salvini dhe drejtuesit e grupit Riccardo Molinari dhe Massimiliano Romeo. 

giorgia meloni qeveria e re italiane

Sondazh

Poll