Bota

VIDEO/ Ishte duke u rinovuar, përfshihet nga flakët xhamia në Xhakarta

Zjarri besohet se ka rënë në katin e tretë të ndërtesës në kryeqytetin indonezian, i cili në atë kohë po rinovohej. Ndërsa autoritetet dyshojnë se zjarri ka rënë aksidentalisht gjatë procesit të rinovimit, ata thanë se shkaku i tij është ende nën hetim.

21 Tetor 2022, 16:56 Nga d.a.
VIDEO/ Ishte duke u rinovuar, përfshihet nga flakët xhamia në
xhamia

INDONEZI Flakët e furishme kanë përfshirë kupolën e Xhamisë së Madhe të Qendrës Islamike të Xhakartës pasditen e së mërkurës, rreth orës 15:00 duke tmerruar kalimtarët.

Zjarri besohet se ka rënë në katin e tretë të ndërtesës në kryeqytetin indonezian, i cili në atë kohë po rinovohej. Ndërsa autoritetet dyshojnë se zjarri ka rënë aksidentalisht gjatë procesit të rinovimit, ata thanë se shkaku i tij është ende nën hetim. Katër punëtorë ndërtimi të përfshirë në rinovim u morën në pyetje.

Policia tha se askush nuk u lëndua nga zjarri, ndërsa guvernatori në detyrë i Xhakartës konfirmoi se vetëm kupola ishte dëmtuar. Me një kapacitet prej mbi 20,000 njerëz, xhamia, e hapur në vitin 2003, ndodhet në kompleksin e gjerë të Qendrës Islamike të Xhakartës.

digjet xhamia indonesi

Sondazh

Poll