Bota

"Ka kohë që i është premtuar", Kryediplomatja gjermane kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Sipas tij, ajo sot ka përmendur sot liberalizimin e vizave për Kosovën ku në fjalën e saj ka thënë se Kosovës për disa vite me radhë i është premtuar heqja e vizave dhe se kjo duhet të ndodhë tani.

21 Tetor 2022, 17:03 Nga d.a.
"Ka kohë që i është premtuar", Kryediplomatja
Baerbock

GJERMANI- Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka shpërndarë një fjalim të ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Sipas tij, ajo sot ka përmendur sot liberalizimin e vizave për Kosovën ku në fjalën e saj ka thënë se Kosovës për disa vite me radhë i është premtuar heqja e vizave dhe se kjo duhet të ndodhë tani.

“Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock në deklaratën e saj hyrëse të takimit të sotëm të ministrave të jashtëm me partnerët e Procesit të Berlinit theksoi fuqishëm se BE ka premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën prej vitesh tani dhe se duhet ta përmbushë atë”, shkroi ai.

Komisioni Evropian ka nisur dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën në vitin 2012, ndërsa në korrik të vitit 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.  Në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian vlerësoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

annalena baerbock liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll