Aktualitet

FOTOJA/ Ky është autobusi brenda të cilit u gjetën rreth 500 mijë euro, në pronësi të kompanisë “Buon Aventura”, mister destinacioni i parave

Elidon Çela ka qenë dhe vetë në drejtimin e autobusit sot, në momentin që mjeti është ‘skanuar’ dhe për pasojë është zbuluar sasia e parave.

21 Tetor 2022, 16:43 Nga F.M
FOTOJA/ Ky është autobusi brenda të cilit u gjetën rreth 500
Autobusi ku u gjetën paratë

DURRËS- Autobusi që po shikoni është mjeti me të cilin u sollën 500 mijë eurot e padeklaruara nga Italia. Mjeti me targa ‘AB633FZ’ është në pronësi të kompanisë “Buon Aventura” që zotërohet nga Elidon Çela. Ky i fundit ka qenë dhe vetë në drejtimin e autobusit sot, në momentin që mjeti është ‘skanuar’ dhe për pasojë është zbuluar sasia e parave.

Gjashtë qese me euro u gjetën në tavanin me autobusit, në vendin e impiantit të kondicionerit. Numërimi i parave vijon ende dhe përmes një njoftimi zyrtar pritet të bëhet me dije shifra e saktë që u gjet brenda qeseve. Çela është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje. Nuk dihet ende se në duart e kujt do të binin këto para.

porti i durresit

Sondazh

Poll