Aktualitet

EMRI/ Sekuestrohen afro 500 mijë euro në portin e Durrësit, vinin nga Italia, ishin fshehur në kondicionerin e autobusit, ndalohet shoferi

Numërimi i parave vijon ende dhe pritet që në përfundim të mësohet shifra e saktë.

21 Tetor 2022, 15:33 Nga F.M
EMRI/ Sekuestrohen afro 500 mijë euro në portin e Durrësit, vinin
Porti i Durrësit

DURRËS- Një shifër e konsiderueshme parash, afro 500 mijë euro janë sekuestruar në një autobus në Portin e Durrësit. Mësohet se paratë janë gjetur gjatë kontrollit të një autobusi që ndodhej në tragetin që vinte nga Bari, Itali. Tufat me euro ishin fshehur në tavanin e autobusit, më konkretisht në kondicionerin e mjetit dhe janë pikasur nga skaneri gjatë kontrollit.

Numërimi i parave vijon ende dhe pritet që në përfundim të mësohet shifra e saktë. Për momentin raportohet se është bërë ndalimi i shoferit të autobusit, i identifikuar si Elidon Çela. Ende nuk dihet se në dorën e kujt do të përfundonin këto para dhe cili është burimi i tyre. 

porti i durresit elidon cela

Sondazh

Poll