Aktualitet

Vdekja e Learit, Stresi: Jetën ia mori padrejtësia, do vijë dita kur nuk do durojmë më

Reperi shkruan se do vijë një ditë që të rinjtë shqiptarë nuk do durojnë më dhe do ketë një fund të keq.

21 Tetor 2022, 14:42 Nga A.B
Vdekja e Learit, Stresi: Jetën ia mori padrejtësia, do vijë dita
Lear Kurti dhe Stresi

TIRANË- Pas vdekjes së Lear Kurtit, reagime pas pasur nga bota e politikës e jo vetëm. Reperi Stresi, ka bërë të ditur se njihej me Learin.

Në një postim në story në Instagram, Stresi shkruan se Learit ia mori jetën padrejtësia. Reperi shkruan se do vijë një ditë që të rinjtë shqiptarë nuk do durojnë më dhe do ketë një fund të keq.

POSTIMI I STRESIT:

Ngushëllimet e mia familjarëve. Prej 15 vitesh njiheshim. Unë në park fillova karrierën e muzikës me ju dhe e kisha për detyrim të të thosha dy gjëra të vogla vëllai im. Të falënderoj për ato momente që kemi kaluar bashkë, ishe shok besnik dhe shumë rob Zoti. Padrejtësia do ekzistojë për shumë kohë në Shqipëri, pabesia, skllavërimi e shumë gjëra të tjera noku… Zoti na sprovon në çdo lloj mënyre mirëpo dhimbjet janë të shumta. Policat nuk janë të gjithë njësoj, ka edhe të mirë, por kjo që të ndodhi ty është e papranueshme sepse ia kanë marrë dorën me neve djemtë e rinj. Por do vijë një ditë që s’do durojmë dhe do jetë fundi më i keq i tyre që kanë parë ndonjëherë shqiptarët. Sa të jetë Ardi Veliu në polici e kam thënë prej vitesh dhe e them që ai njeri s’duhet të veshë uniformë blu, po fajin e ka tjetër kush! Të dy kemi dalë në protesta dikur, e mbaj mend shumë mirë dhe ti ishe kundra padrejtësisë dhe sot ike nga kjo jetë nga padrejtësia. Lart qofsh pranë Zotit, lamtumirë, të fala vëllezërve atje lart.

Vdekja e Learit, Stresi: Jetën ia mori padrejtësia, do vijë dita

lear kurti stresi

Sondazh

Poll