Aktualitet

Dhunë në familje e vjedhje, arrestohen 3 persona

Dy personat e tjerë janë arrestuar në Durrës, një për dhunë në familje dhe tjetri është arrestuar drejtim mjeti pa leje qarkullimi. 

21 Tetor 2022, 14:44 Nga I.A
Dhunë në familje e vjedhje, arrestohen 3 persona
Policia

DURRËS- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme. Mësohet se një 42-vjeçar është arrestuar në Fier për vjedhje. Dy personat e tjerë janë arrestuar në Durrës, një për dhunë në familje dhe tjetri është arrestuar drejtim mjeti pa leje qarkullimi.  

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit Y. K., 42 vjeç, banues në Fier, i kërkuar për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar 42-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”. Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi A. N., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. K., banues në Rrushkull, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestohen 3 persona

Sondazh

Poll