Aktualitet

Gjendet i vrarë brenda makinës shqiptari në Athinë, pranë tij një kallashnikov

Policia e ka gjetur shqiptarin të pajetë në makinën e tij, në rrugën Mytilini. Por nuk përjashtohet mundësia që të ketë kryer vetëvrasje, pasi pranë tij iu gjet një armë.

21 Tetor 2022, 15:02 Nga k.m.
Gjendet i vrarë brenda makinës shqiptari në Athinë,
Foto ilustruese

GREQI- Një shqiptar, i paidentifikuar me emër, është gjetur i vdekur mëngjesin e së premtes në një makinë në Kypseli të Athinës.

Sipas informacioneve, Policia e ka gjetur shqiptarin të pajetë në makinën e tij, në rrugën Mytilini. Por nuk përjashtohet mundësia që të ketë kryer vetëvrasje, pasi pranë tij iu gjet një armë.

Nga informacionet e para bëhet me dije se arma e gjetur është e llojit kallashnikov.

greqi vdes shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll