Aktualitet

VD/ Qëlloi me armë zjarri dhe 'alarmoi' Tiranën, prangoset pas tre muajsh 49-vjeçari

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Prishja e qetësisë publike”.

21 Tetor 2022, 15:15 Nga F.M
VD/ Qëlloi me armë zjarri dhe 'alarmoi' Tiranën,
Momenti i arrestimit në Tiranë

TIRANË- Një 49-vjeçar me inicialet I. A., banues në Tiranë është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim. Në njoftim bëhet me dije se 49-vjeçari është kapur në rrugën "Reshit Petrela" gjatë mbrëmjes së kaluar. 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Prishja e qetësisë publike”. Më konkretisht më datë 11.07.2022, ai ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me një pistoletë që e kishte pa leje dhe ka prishur rendin e qetësinë publike në Rrugën e Dibrës.

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "The night". I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "The night". Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën "Reshit Petrela", u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit I. A., 49 vjeç, banues në Tiranë. 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Prishja e qetësisë publike”. Më datë 11.07.2022, shtetasi I. A. dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike, në Rrugën e Dibrës, duke qëlluar në ajër, me një armë zjarri që e mbante pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll