Aktualitet

Sherr në Vlorë, 33-vjeçari dhunohet nga një 25-vjeçar 

Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy personave, të cilët janë goditur me sende të forta.

21 Tetor 2022, 14:24 Nga I.A
Sherr në Vlorë, 33-vjeçari dhunohet nga një
Policia

VLORË- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy personave, të cilët janë goditur me sende të forta. Nga sherri ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar, ndërsa personi që e ka dhunuar këtë të fundit është arrestuar. 

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 25 vjeç, banues në lagjen “Bashkimi”, pasi gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. J., 33 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 26 vjeç, pasi ka dhënë deklarim të rremë për këtë ngjarje.

sherr ne vlore

Sondazh

Poll