Bota

Nuk e mbështet as e motra, Rachel Johnson shpreh hapur mbështetjen për kreun e Laburistëve

Pak orë më vonë, babai i Boris Johnson, Stanley, pohoi se është pothuajse i sigurt se do të mbështesë djalin e tij nëse kandidon sërish për drejtimin e vendit.

21 Tetor 2022, 15:05 Nga d.a.
Nuk e mbështet as e motra, Rachel Johnson shpreh hapur mbështetjen
Rachel dhe Boris Johnson

BRITANI- Duke pretenduar se ajo mbështet Laburistët që morën goxha pikë në sondazhet e fundit, Rachel Johnson, motra e ish-kryeministrit britanik, nxitoi dje të deklarojë se është në favor të partisë më të madhe opozitare.

Pak orë më vonë, babai i Boris Johnson, Stanley, pohoi se është pothuajse i sigurt se do të mbështesë djalin e tij nëse kandidon sërish për drejtimin e vendit.

Rachel Johnson jo vetëm që i ktheu shpinën vëllait të saj, por e pa të arsyeshme të nënvizonte se kreu i partisë më të madhe opozitare, Sir Keir Starmer, është "kryeministri në pritje". Duke folur për BBC, motra e Johnson refuzoi gjithashtu të zbulonte nëse Boris do të kandidonte sërish për kryeministër.

E pyetur nëse Sir Keir Starmer do të ishte një kryeministër i besueshëm, zonja Johnson tha: “Sigurisht që është. Duket si kryeministër, tingëllon si kryeministër”.

Kujtojmë se Rashel, një mbështetëse e Brexit, është me profesion gazetare. Tre vite më parë, ajo nuk hezitoi të zhvishej live në rrjetin britanik SKY NEWS, për të tërhequr, siç e justifikoi, vëmendjen e bashkëbiseduesve për argumentet e saj në favor të Brexit. Teksa fliste, ajo zbërtheu këmishën dhe ishte me gjoks të zhveshur.

"Është e vështirë të dëgjosh një zë për Brexit këto ditë. Me atë që po bëj, do të më dëgjoni më mirë tani, sepse do t'i kushtoni vëmendje."- tha ajo.

Bashkëbiseduesit e saj nuk mund ta besonin atë që po shihnin. Ata filluan të qeshin në siklet dhe pa mundur të mbyllnin gojën nga habia.

rachel johnson boris johnson kriza politike ne britani sir keir starmer

Sondazh

Poll