Sport

Edhe tre çmime të tjera për Real Madridin, mbrëmja gala në nëntor…

Florentino Pérez, Benzema dhe Ancelotti, shpërblyer nga Tuttosport. Gavi i Barcelonës merr çmimin ‘Golden Boy’

21 Tetor 2022, 14:01 Nga DOSJA

Edhe tre çmime të tjera për Real Madridin, mbrëmja gala

SPANJE - Real Madridi do të marrë edhe tre çmime të tjera për sezonin e mrekullueshëm që pati. Fituesit janë Florentino Pérez, Karim Benzema dhe Carlo Ancelotti. Ata do t’i marrin çmimet, më 7 nëntor në mbrëmjen gala të “Golden Boy” që ka fituar Gavi.

Juria e çmimit “Golden Boy” organizuar nga italiania ‘Tuttosport’ votoi për fituesin e të riut më të mirë të sezonit të kaluar, por ndau edhe çmime të tjera. Kështu, Florentino Pérez u shpall ‘Presidenti më i mirë’ europian, Karim Benzema ‘Lojtari më i mirë’ dhe Carlo Ancelotti si ‘Trajneri më i mirë’. Një vlerësim si ‘Trajneri më i mirë’ do të marrë edhe portugezi Jose Mourinhon, që fitoi trefeun e Conference League me ekipin e Romës.

Mbrëmja gala do të mbahet më 7 nëntor dhe as Benzema dhe as Ancelotti nuk do të mund të marrin pjesë, pasi atë ditë, Real Madrid luan kundër Rayo në Vallecanas. Atje, nga kampi madrilen mund të jetë vetëm presidenti Florentino Pérez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll