Aktualitet

Vdekja e Lear Kurtit/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ka shumë pikpyetje lidhur me ngjarjen

Skëndaj u shpreh se një ekip prej tre personash të KSHH kanë shkuar në Komisariatin nr.3 për të marrë informacion por që kanë pasur mungesë të aksesit në dokumentacion. Ndër të tjera ajo shtoi se ka shumë pikpyetje lidhur me ndalimin e 32-vjeçarit Lear Kurti. Ajo shtoi se nuk është dokumentar hyrja në Komisariat e 32-vjeçarit,

21 Tetor 2022, 14:19 Nga e.k
Vdekja e Lear Kurtit/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ka shumë pikpyetje
Erida Skëndaj

TIRANË- Drejtoresha Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit u shpreh se ky institucion ka bërë verifikime në Komisariatin numër 3, Spitalin e Traumës dhe Drejtorinë e Policisë për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti mesnatën e të mërkurës.

Duke folur në emisionin "Breaking News" ajo tha se ka shumë pikpyetje lidhur me ngjarjën. Skëndaj u shpreh se një ekip prej tre personash të KSHH kanë shkuar në Komisariatin nr.3 për të marrë informacion por që kanë pasur mungesë të aksesit në dokumentacion. Ndër të tjera ajo shtoi se ka shumë pikpyetje lidhur me ndalimin e 32-vjeçarit Lear Kurti. Ajo shtoi se nuk është dokumentar hyrja në Komisariat e 32-vjeçarit,

Skëndaj tha se Kurti duhet të ishte dërguar menjëherë në spital dhe jo të dërgohej në Komisariat. Drejtoresha e KSHH u shpreh se kjo ngjarje është një barrë që autoritetet duhet ta sqarojnë, se përse 32-vjeçari u dërgua në Komisariat.

Erida Skëndaj: Është kryer një monitorim në Komisariatin nr.3 nga një ekip prej tre personash si dhe një verifikim në Spitalin e Traumës. Vështirësia kryesore që ne kemi ndeshur për të dalë me një reagim le të themi më ta qartë lidhur me problematikat që ne kemi konstatuar është për faktin që kemi pasur për mungesën e aksesit në dokumentacionit. Nuk është dokumentuar hyrja e viktimës në Komisariatin nr.3. Nuk ka asnjë gjurmë të dokumentimit të mbajtjes të këtij shtetasi në mbajtjen në Komisariat në këtë libër. Kemi kërkuar procesverbalin e e kontrollit të viktimës dhe ky dokument nuk ndodhej në Komisariat. Ka disa pikpyetje në lidhje me ndalimin e këtij shtetasi. Së pari sipas ligjit për Policinë e Shtetit kontrolli i identitetit bëhet vetëm në rrethana të parashikuara në këtë ligj. Pikpyetja më e madhë është se në ligjin për Policinë në momentin që një shtetas referon se ka probleme  shëndetësore, duhet të ishte dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Nuk mund të dërgohej në Komisariat dhe pastaj të pritej ndërhyrja e ambulancës. Kjo është barrë shumë e rëndë që autoritetet e kanë për të treguar se përse shtetasi duhet të qohej në Komisariat.

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Ai u ndalua dy netë më parë, në orën 23:07 të mbrëmjes nga efektivët në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

lear kurti erida skëndaj

Sondazh

Poll