Sport

Cristiano Ronaldo me sytë nga SHBA-ja, mendon për një aventurë të re në MLS…

Sulmuesi portugez kërkon një rrugëdalje për t'u larguar nga Manchester United dhe mendon ardhjen e tij në Major League Soccer

21 Tetor 2022, 13:32 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo me sytë nga SHBA-ja, mendon për një

ANGLI - Pas ngjarjeve të fundit midis Cristiano Ronaldos dhe Mançester Junajtid, marrëdhënia duket se është e pakalueshme. Ylli portugez kërkoi të gjitha opsionet për t'u larguar nga Premier League gjatë merkatos së verës, për shkak të nuk do të luante në Champions League këtë sezon me ‘Djajtë e Kuq’. 

Nuk ia arriti, duke e bërë të ardhmen e tij te Manchester United të duket e pasigurtë, pavarësisht se çfarë do të ndodhë këtë sezon. Kështu, pas tentativave të pasuksesshme në Europë, përtej Atlantikut, Major League Soccer paraqitet një opsion konkret.

Interesi që Inter Miami ka për Cristianon nuk është i ri. David Beckham thuhet se tashmë e ka kontaktuar portugezin për të qenë ylli i ri i skuadrës së ai drejton, kjo pasi sulmuesi argjentinas  Gonzalo Higuaín njoftoi tërheqjen e tij. Skuadra e 'Garzas' arriti për herë të parë në historinë e saj biletën për në ‘play-off’, por pjesëmarrja e tyre përfundoi shumë shpejt. Skuadra nga Florida u eliminua duke humbur 3-0 nga New York City FC, duke i dhënë fund ëndrrës së saj për një titull.

Cristiano Ronaldo me sytë nga SHBA-ja, mendon për një

Kujtojmë se klubi i Floridas në MLS prej disa muajsh po negocion nënshkrimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos, i cili përfundon kontratën e tij me Manchester United në qershor të vitit 2023 dhe në moshën 38-vjeçare, mund të jetë Interi që ta punësojë atë si një lojtar i lirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll