Aktualitet

VIDEOJA po bën namin në rrjet/ Si u arrestua Niko Pandetta, nipit të bossit të Cosa Nostrës iu vunë prangat, shqiptari po e ndihmonte

Pamje e prangosjes së tij janë bërë virale në rrjetet sociale, pasi janë xhiruar nga një banor i zonës. 

21 Tetor 2022, 13:33 Nga k.m.
VIDEOJA po bën namin në rrjet/ Si u arrestua Niko Pandetta, nipit
Pamje nga aksioni

ITALI- Policia e arrestoi reperin italian në lagjen Lorenteggio në Milano. Videoja e kapjes së Vincenzo Pandetta-s, i njohur ndryshe si “Niko”, trapper-i dhe nipi i bosit të Cosa Nostrës, Turi Cappello. Pamje e prangosjes së tij janë bërë virale në rrjetet sociale, pasi janë xhiruar nga një banor i zonës. 

Pandetta duhet të kryejë një dënim më pak se 4 vjet burg për trafik droge në vitin 2012 me një dënim të formës së prerë, të cilit i është shtuar një tjetër dënim i vjetër prej 5 muajsh për evazion fiskal. 4 vite e 5 muaj për të qenë më precizë.

Ndërsa avokatja e tij, avokatja Maria Chiaramonte, e cila saktësoi se nuk kishte asnjë arsye që Pandetta të mos gjurmohej: Ai e dinte dënimin dhe ishte gati të kthehej në Katania, do shkonte në aeroport. Dy personat që ishin me të, edhe menaxheri shqiptar janë liruar.

milano vincenzo pandetta itali turi cappello

Sondazh

Poll