Sport

VIDEO/ Episod emocionues! Gazetari shpërthen në lot duke intervistuar Messin: reagimi i Leos ishte i shkëlqyer...

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e yllit argjnetinas në Paris, pas përfundimit të një bisede me DIRECTV

21 Tetor 2022, 11:59 Nga DOSJA

VIDEO/ Episod emocionues! Gazetari shpërthen në lot duke intervistuar

FRANCE - ‘DIRECTV’, rrjeti televiziv argjentinas, intervistoi Messin dhe gazetari, sapo po mbaronte bisedën dhe ishte ende në transmetim, shpërtheu në lot. Arsyeja?  Kishte përmbushur një nga ëndrrat e tij: intervistimin e Leos. 

Reagimi i futbollistit dhe afërsia e tij është i paçmuar. Protagonisti i momentit është gazetari i njohur nga Argjentina, Pablo Giralt. Një nga prezantueset e televizionit të njohur të këtij vendi latino-amerikan. 

Pas intervistës, Giralt shpjegoi skenën: "Ëndrra e jetës sime ishte të flisja një me një me Messin. Isha dikush që e do atë, që e admiron dhe që ka pasur fatin ta shoqërojë. Për mua, kjo ishte shumë e rëndësishme ta arrija këtë. Falë bujarisë së Leos dhe babait të tij."

Skena zgjati gati një minutë. Kishte një heshtje të sikletshme, një boshllëk që asnjëri prej tyre dukej se nuk dinte se si të dilte. Leo fillimisht lëshoi ​​një buzëqeshje, më pas u hodh përsëri në divan, më në fund i kapi dorën si për ta falenderuar…

Dhe Leo, me përulësi dhe pastërti, e falënderoi. "Faleminderit shumë. Jam i emocionuar që mund të kontaktoj njerëz të tillë. Ka shumë njerëz në Argjentinë, apo në përgjithësi në botë, që më shoqërojnë gjithmonë, më admirojnë nga futbolli dhe nga ajo që jam si person. Unë jam mirënjohës për dashurinë që kam marrë gjatë karrierës sime."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll