Aktualitet

'Vajzat i kemi të bukura por për dasëm lyhen'/ Fermeri në Elbasan: Duhet të mbjellim atë që kërkon tregu

Mesazhi i fermerit për qytetarët.

21 Tetor 2022, 12:38 Nga a.b;f.g
'Vajzat i kemi të bukura por për dasëm lyhen'/ Fermeri
Fermeri

ELBASAN- Një prej fermerëve që ishte në pranishëm në takimin e Ramës në Elbasan kërkoi nga qytetarët që të mësojnë dhe të mbjellin atë që kërkon tregu. 

'Jeta nuk është fushatë, është çfarë do lëmë pas për fëmijët tanë. Nuk themi ne se plehu organik do ushqejë bimën në serë. Ka ardhur koha të merremi me tokën, si mund të bëhet kjo, që mbetjet tona të grumbullohen bashkë me Bashkinë. Këtë gjë duhet ta vlerësojmë. Duhet shumë ple, plehu i kafshëve përpunohet dhe bëhet. Duhet që të zgjedhim dhe të mbjellim atë që kërkon tregu, Elbasani ka një avantazh, që produketet tuaja janë shumë cilësore. Kungulli, ju ka dhënë shumë të ardhura. Sot që jemi në fund të tetorit, domatja e speci janë mirë. Më me dashuri se e bëni ju nuk ka, unë vij dhe mësoj nga ju. Kemi nevojë të ulemi e të mësojmë. Kemi nevojë të mbjellim hurmën spanjolle, na mungon frigoriferi.

Ju kam thënë vajzat janë shumë të bukura, por i cojmë në parukeri që t'i martojmë, janë të bukura por duhet ai moment, është marketing. 

E di cfarë jemi ne një pikë në oqean. Duhet të ulemi, këto dialoge nuk janë për shoë, duhet të korrigjohemi që t'i lënë fëmijëve tanë gjëra të mira.'- tha fermeri.

fermeri edi rama rama ne elbasan

Sondazh

Poll