Aktualitet

Vdekja e Ndojit në Fushë-Krujë, i riu duhet të ishte në masë sigurie 'arrest shtëpie'

34-vjeçari u dënua nga Gjykata me këtë masë sigurie, pasi në vitin 2021 u kap nga policia duke transportuar 19 emigrantë.

21 Tetor 2022, 10:50 Nga A.B
Vdekja e Ndojit në Fushë-Krujë, i riu duhet të ishte në
Indrit Ndoji

KRUJË- Indrit Ndoji, personi i cili mbeti i vrarë me armë zjarri, duhet të ishte në masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. 34-vjeçari u dënua nga Gjykata me këtë masë sigurie, pasi në vitin 2021 u kap nga policia duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës. 

Ai u arrestua në atë kohë së bashku me Enea Babasin, pasi u kapën nga policia duke transportuar me automjetet  e tyre “ Volvo ” dhe “Ford”, 19  emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Trupi i pajetë i Indrit Ndojit është gjetur mëngjesin e sotëm në një kanal në rrugën 'Bakishe Visha'. Familjarët ishin ata që zbuluan trupin në një kanal, teksa ishin rrugës për punë. Në trupin e të riut janë konsatuar plagë në këmbë, të cilat dyshohet se janë kryer nga plagosja me armë zjarri. Ndoji, ka qënë i dënuar më parë, për trafikimin klandestinësh. 

vritet indrit ndoj indrit ndoj

Sondazh

Poll