Aktualitet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dalin në protestë: Do e çojmë këtë çështje deri në fund

Duke u mbledhur para ish-godinës së teatrit aktori Edmond Budina ka deklaruar se ata nuk do të dorëzohen dhe se çështja e tyre do të shkojë deri në fund.

21 Tetor 2022, 12:06 Nga I.A
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dalin në protestë: Do e
Edmond Budina

TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë në protestë ditën e sotme për prishjen e teatrit. Duke u mbledhur para ish-godinës së teatrit aktori Edmond Budina ka deklaruar se ata nuk do të dorëzohen dhe se çështja e tyre do të shkojë deri në fund. Duke folur për mediat, Budina tha se ata do të protestojnë pasi ky shtet është i kapur nga mafia. 

"Ne nuk do dorëzohemi. Çështja do të shkojë deri në fund. Do të vazhdojmë të protestojmë, sepse ky shtet është i kapur nga mafia. I bëj thirrje diplomacive të huaja, tu thërrasin mendjen e të mos bëjnë shoë, se po dalim në rrugë ne. Jemi këtu për të ngritur zërin tonë e pavarur e ta shitur. Ne nuk kërcënojmë, por si qytetar që paguajmë taksat, duam që çdo gjë të tjetër në rregull. Në çështjen e drejtësisë për Teatrin Kombëtar, e kemi çuar edhe ndërkombtarisht, ne jemi me të drejtën. Do vazhdojmë luftën për të ndërtuar teatrin këtu ku ishte, ashtu siç ishte," tha Budina.

edmond budina aleanca per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll