Aktualitet

Hoqi prangat por nuk mundi të shpëtonte/ Si u kap ndërtuesi shqiptar në Greqi, fshehu kokainë në një trung

Shqiptari i paidentifikuar u ul mes dy policëve në makinën e patrullës pasi kishte fshehur kokainën në trungun e një ulliri, por arriti të hiqte prangat dhe të tentoi të arratisej.

21 Tetor 2022, 11:15 Nga k.m.

Hoqi prangat por nuk mundi të shpëtonte/ Si u kap ndërtuesi

GREQI- Ndërtuesi shqiptar u arrestua sot pasi kishte fshehur kokainë në trungun e një ulliri. Sipas mediave të huaja, shqiptari i paidentifikuar u ul mes dy policëve në makinën e patrullës pasi kishte fshehur kokainën në trungun e një ulliri, por arriti të hiqte prangat dhe të tentoi të arratisej.

Policia ka reaguar me shpejtësi duke e ndaluar dhe i vënë sërish prangat për ta çuar në gjykatë. Ndaj tij, tani rëndojnë disa vepra penale: vepër penale për posedim, fshehje dhe trafik droge dhe tentativë arratisjeje ndaj efektivëve të Policisë. Ndërsa në trungun e pemës u gjetën gjithsej 109.6 gramë lëndë narkotike që do të ndahej më pas në rreth 170 doza kokainë.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll