Politike

Vdekja e Lear Kurtit/ Rama për opozitën: Po shqyejnë një të vdekur nëpër media

Edi Rama tha se vdekja e Lear Kurtit po përdoret politikisht, duke i cilësuar përfaqësuesit e opozitës si hijena.

21 Tetor 2022, 13:19 Nga k.m.
Vdekja e Lear Kurtit/ Rama për opozitën: Po shqyejnë një
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur sulmet ndaj opozitës së vendit. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Rama tha se vdekja e Lear Kurtit po përdoret politikisht, duke i cilësuar përfaqësuesit e opozitës si hijena. Ndërkohë që po ashtu, shtoi se po ia hedhin fjalin Policisë, edhe pse Prokuroria e ka dhënë qartësisht versionin zyrtar lidhur me ngjajrjen e ndodhur gjatë mesnatës së djeshme.

"Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?! Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë!,"-tha Rama.

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Ai u ndalua dy netë më parë, në orën 23:07 të mbrëmjes nga efektivët në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. Kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

edi rama lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll