Aktualitet

Vrasja e Ndojit në Fushë-Krujë, trupi u la në kanal, policia merr në pyetje 15 persona

Në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, ndërsa raportohet se trupi i të riut ishte i ftohtë. 

21 Tetor 2022, 10:35 Nga A.B
Vrasja e Ndojit në Fushë-Krujë, trupi u la në kanal, policia
Indrit Ndoj

KRUJË- Vrasja e Indrit Ndojit mund të jetë kryer në një zonë tjetër, jo në Fushë Krujë. Kështu dyshohet nga kqyrja e vendit ku u gjet 34-vjeçari. Në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, ndërsa raportohet se trupi i të riut ishte i ftohtë. 

Policia ka marrë në pyetje 15 persona, banorë të zonës dhe familjarë, që mund të kenë dijeni për lëvizjet e fundit të Ndojit. Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorët. 

Trupi i pajetë i Indrit Ndojit është gjetur mëngjesin e sotëm në një kanal në rrugën 'Bakishe Visha'. Familjarët ishin ata që zbuluan trupin në një kanal, teksa ishin rrugës për punë. Në trupin e të riut janë konsatuar plagë në këmbë, të cilat dyshohet se janë kryer nga plagosja me armë zjarri. Ndoji, ka qënë i dënuar më parë, për trafikimin klandestinësh. 

vritet indrit ndoj indrit ndoj

Sondazh

Poll