Politike

Replika me Ramën/ Bylykbashi: Në ligjin e lustracionit do kuptojnë të persekutuarit sa hipokrit jeni këtu!

Bylykbashi iu drejtua Ramës dhe të majtëve për ligjin e lustracionit teksa i pyeti se a janë dakort apo jo që kriminelët e komunizmit të marrin poste të larta drejtuese.

20 Tetor 2022, 23:13 Nga F.M e.k
Replika me Ramën/ Bylykbashi: Në ligjin e lustracionit do
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat, Oerd Buylykbashi kanë vijuar gjatë kohës që në Kuvend po diskutohej projektligji për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit. Bylykbashi iu drejtua Ramës dhe të majtëve për ligjin e lustracionit teksa i pyeti se a janë dakort apo jo që kriminelët e komunizmit të marrin poste të larta drejtuese.

Oerd Bylykbashi: Pyetja që kam unë është shumë e thjeshtë, a je apo nuk je që kriminelët e komunizmit të mos marrin më poste e të dënohen. Vetting është edhe ai. A je për këtë gjë? Pse në ligjin për Kushtetuesen nuk ke vënë klauzolë për kriminelët e komunizmit, ne bashkë shihemi kur të jetë ligji i lustracionit, jo mua, po do t'ua thuash aty të persekutuarve se sa hipokrit ishte kur fole në parlament. 

seance plenare 20 tetor 2022 oerd bylykbashi

Sondazh

Poll