Aktualitet

Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Rama nuk është në rregull nëse nuk është sensibilizuar

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka deklaruar se Rama dhe pse ka premtuar rritjen e buxhetit për arsimin e lartë, nuk ka ndërmend ta bëj.

21 Tetor 2022, 10:31 Nga I.A

Protesta e pedagogëve, Kovaçi:  Rama nuk është në

TIRANË- Protesta e pedgogëve ka nisur ditën e sotme para Universitetit Politeknik të Tiranës. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka deklaruar se Rama dhe pse ka premtuar rritjen e buxhetit për arsimin e lartë, nuk ka ndërmend ta bëj. Po ashtu ai ka theksuar se situata është kritike dhe se nëse Rama nuk është sensibilizuar, nuk është në rregull atëherë. 

"Patjetër ne do vazhdojmë me protesta, përsa kohë ai thotë se nuk do ketë rritje rroga. Ne nuk mund të biem në  nivelin e gjendjes aktuale. Ne nuk duhet ta lejojmë braktisjen e studentëve. Kërkojmë rritje të buxhetit për arsimin e lartë. Kryeministri ka premtuar që do ta realizojë, por nuk ka ndërmend. Më mirë të veprojë tani dhe të buxhetojë masën e duhur arsimin e lartë dhe arsimin në përgjithësi. Situata është realisht kritike. Bojkoti në ato vende ku është realizuar është në nivel të lartë, ne na intereson sensibiliteti dhe jo numrat. Njerëzit janë sensibilizuar, edhe Rama mendoj se është sensibilizuar, sepse duhet të jetë jo në rregull pastaj," tha Kovaçi.

sander kovaci protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll