Aktualitet

Familja e Learit i mbyll dyert politikanëve: Ejani si qytetarë të thjeshtë, jo me kamera!

Familja ka kërkuar që vdekja e të riut të mos përdoret nga politika për qëllimet e tyre.

21 Tetor 2022, 09:48 Nga A.B
Familja e Learit i mbyll dyert politikanëve: Ejani si qytetarë të
Lear Kurti

TIRANË- Familja e Lear Kurtit ka hapur dyert e mortit pasi 32-vjeçari humbi jetën në mënyrë tragjike brenda ambienteve të Komisariatit nr.3 në Tiranë. Familja ka kërkuar që vdekja e të riut të mos përdoret nga politika për qëllimet e tyre.

Ata kanë kërkuar që politikanët nëse duan të shprehin ngushëllimet e tyre ta bëjnë këtë gjë si qytetarë të thjeshtë e jo me kamera e regji me vete. Përveç politikanëve, edhe mediave u është ndaluar të filmojnë homazhet për të ndjerin Kurti.

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Ai u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së kalua nga efektivët në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore.

Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre.

Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

vdes lear kurti lear kurti

Sondazh

Poll