Aktualitet

Familja e gjeti 34-vjeçarin në kanal, dëshmia: Krimi do jetë kryer diku tjetër, Indriti nuk e ka biçikletën

Ndoji nuk kishte pranë biçikletën e tij. Kjo ka ngritur dyshime te familjarët se vrasja e tij mund të jetë kryer në një vend tjetër, e më pas trupin e kanë hedhur në një kanal, pranë banesës së tij.

21 Tetor 2022, 10:02 Nga A.B
Familja e gjeti 34-vjeçarin në kanal, dëshmia: Krimi do
Vendi i ngjarjes

KRUJË- Familjarët e Indrit Ndojit kanë deklaruar për mediat se dyshojnë që krimi të jetë kryer në një vend tjetër. Ata besojnë se i riu është vrarë në një vend tjetër. Shkak i dyshimeve të tyre është bërë fakti se 34-vjeçari nuk kishte pranë vetes biçikletën, me të cilën lëvizte gjithmonë. 

'Indriti mund të jetë vrarë diku tjetër, pasi nuk ka biçikletën me të cilën udhëtonte gjithmonë'- thanë familjarët.

Trupi i pajetë i të riut është gjetur mëngjesin e sotëm në një kanal në rrugën 'Bakishe Visha'. Familjarët ishin ata që zbuluan trupin në një kanal, teksa ishin rrugës për punë. Në trupin e të riut janë konsatuar plagë në këmbë, të cilat dyshohet se janë kryer nga plagosja me armë zjarri. Ndoji, ka qënë i dënuar më parë, për trafikimin klandestinësh. 

indrit ndoj vritet indrit ndoj

Sondazh

Poll