Aktualitet

'KUPA U MBUSH'/ Vdekja e Lear Kurtit, sot protestë para Ministrisë së Brendshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë posterin e protestës së sotme.

21 Tetor 2022, 09:50 Nga A.B
'KUPA U MBUSH'/ Vdekja e Lear Kurtit, sot protestë para
Posteri i protestes

TIRANË- Sot protestohet përballë Ministrisë së Brendshme për vdekjen e Lear Kurtit. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar për nismën e sotme. Teksa ka ndarë posterin e protestës në Facebook, Berisha bën të ditur se ajo do të startojë në orën 20:00. Nën moton 'Kupa u mbush! Boll më me padrejtësinë, stop ekzekutimit të shqiptarëve', të rinjtë do marshojnë për të protestuar pas vdekjes së 32-vjeçarit.

'Sot ne ora 20:00 te gjithe ne proteste para Ministrise se Brendshme! sb'- shkruan Berisha në Facebook.

Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Ai u ndalua dy netë më parë, në orën 23:07 të mbrëmjes nga efektivët në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore.

Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre.

Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

sali berisha vdes lear kurti lear kurti

Sondazh

Poll