Politike

Bashkimi i PD/ Bardhi: Nuk pranojmë kushte! Qëllimi fitorja kundër Ramës

Duke folur në emisionin "Opinion" Bardhi u shpreh se qëllimi kryesor i këtyre takimeve mes tij dhe Palokës është bashkimi i demokratëve dhe fitorja kundër Edi Ramës. 

20 Tetor 2022, 21:48 Nga e.k
Bashkimi i PD/ Bardhi: Nuk pranojmë kushte! Qëllimi fitorja
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i cili është dhe i mandatuari i grupit Alibeaj për të diskutuar me kolegun Edi Paloka është shprehur se ai nuk ka vënë kushte dhe nuk pranon kushte në këtë diskutim. Duke folur në emisionin "Opinion" Bardhi u shpreh se qëllimi kryesor i këtyre takimeve mes tij dhe Palokës është bashkimi i demokratëve dhe fitorja kundër Edi Ramës. 

Ai u shpreh se ka ende shumë çështje që i ndajnë palët por fryma është për bashkim.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Çfarë ju pengon të bashkoheni?

Gazment Bardhi: Ju e dini që ka çështje që prej një viti kanë ndodhur. Qëllimi i bisedimeve me zotin Paloka është që të gjëjmë rrugën e duhur për të gjetur një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale. Së pari padiskutim që vota është ajo që mund të përcaktojë kandidatë e një partie në zgjedhje. Kjo nuk ka diskutim por zgjedhjet lokale kanë një specifikë të tyre që ka të bëjë me zgjedhjet e liderëve të bashkive. Kandidati mund të jentë një person dhe jashtë politikës. 

E kam tek principi, në Shqipëri çdo llojë votimi ka kontestime. 

Gazment Bardhi:Ka çështje të ndryshme që na ndajnë unë e shikoj ndryshe të ardhmen e Partisë Demokratike dhe drejtimin e saj. Ka çështje që do vazhdojnë të na ndajnë por përpara kemi një garë me kundërshtarin tonë të vetëm. Ka qenjë një bisedë konstruktive. Bisedimet janë vetëm për këto çështje.

Blendi Fevziu: Doni realisht të bashkoheni apo do t'i faturoni faturën e humbjes tjetrit

Gazment Bardhi: Kur flas për diskutime konstruktive, me sinqeritetin e plotë duke besuar që është e vetmja rrugë për tu përballur me Ramën zgjedhje e një kanddati të përbashkët, kam folur dhe me zotin Paloka. Po diskutojmë se si mund të bashkëpunojmë dhe të dalim me kandidatë të përbashkët. Nuk pranojmë asnjë kusht. Këtë gjë e ka pranuar dhe zoti Paloka. Diskutimet po ecin në këtë frymë për të parë se kush është rruga më e mirë. 

bashkimi i pd gazment bardhi

Sondazh

Poll