Politike

Takimi me Bardhin/ Paloka: Thirrja jonë është e sinqertë! Nuk diskutohet e shkuara kur futesh në diskutime

Duke folur për takimin me kolegun Gazment Bardhi Paloka tha se në takim nuk është diskutuar për të shkuaren pasi siaps tij nuk diskutohet për të kur futesh në bisedime. Ai shtoi se ky hap i parë le të shërbejë dhe të çojë në bashkimin e PD-së. 

20 Tetor 2022, 21:55 Nga e.k
Takimi me Bardhin/ Paloka: Thirrja jonë është e sinqertë!
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka u shpreh se thirrja e bërë nga kryedemokrati, Sali Berisha për bashkim është e siqertë. Duke folur në emisionin "Opinion" Paloka tha se ka një presion në bazë për bashkim por nuk përjashtoi se po brenda bazës ka dhe demokratë që janë kundër këtij bashkimi.

Duke folur për takimin me kolegun Gazment Bardhi Paloka tha se në takim nuk është diskutuar për të shkuaren pasi siaps tij nuk diskutohet për të kur futesh në bisedime. Ai shtoi se ky hap i parë le të shërbejë dhe të çojë në bashkimin e PD-së. 

Edi Paloka: Prej ditës së parë është ky presion nga anëtarët e Partisë Demiokratike por ka dhe presion të kundërt. Sa më shumë të jemi aq më mirë është. Jemi në opozitë të vështirë përballë një qeverie. Pasojat e së shkuares janë por kur futesh në diskutime nuk diskutohet e shkuara. Unë shpresoj që ky të jetë një hap i parë që të na çojë në bashkim. Çështja e vizioneve të ndryshme do jenë gjithmonë.

bashkimi i pd edi paloka

Sondazh

Poll