Politike

Bashkimi pazar apo parimor? Paloka: Kemi folur mbi bazën e parimeve! Bardhi: Përpjekje që po bëhet për demokratët

Deklaratat deputetët i bënë gjatë një lidhjeje me emisionin "Opinion". Bardhi tha se kjo është një përpjekje që bëhet për demokratët të cilët sipas tij prej vitesh janë të pashpresë dhe të papunë.

20 Tetor 2022, 22:02 Nga e.k
Bashkimi pazar apo parimor? Paloka: Kemi folur mbi bazën e parimeve!
Edi Paloka dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka është shprehur se në bisedimet që po zhvillon me kolegun demokrat, Gazment Bardhi ka folur mbi bazën e parimeve dhe jo të pazareve. Paloka tha në statutin e Partisë Demokratike është e shkruar lejimi i fraksioneve. 

Dhe Gazment Bardhi u shpreh se i gjithë diskutimi bëhet mbi bazën e parimeve. Deklaratat deputetët i bënë gjatë një lidhjeje me emisionin "Opinion". Bardhi tha se kjo është një përpjekje që bëhet për demokratët të cilët sipas tij prej vitesh janë të pashpresë dhe të papunë.

Pyetje: Ju jeni të bindur që krijimi i këtij bashkimi është parimor apo pazar?

Gazment Bardhi: Unë kam shkuar në bisedime me Palokën duke u përpjekur për të identifikuar për të nxjerrë kandidatibn e përbashkët. Nuk është çështje pazari ne sot i kemi demokratët në shumicën deërrmuese të tyre pa punë dhe në kushte të vështira ekonomike dhe e gjithë përpjekja që është duke u bërë është që mos ti lëmë ata demokratë në rrugë.

Edi Paloka: Unë nuk jam tip i pazareve. Se po të isha tip i pazareve nuk do isha zgjedhur unë. Ne kemi folur mbi bazën e parimeve. Për fat ne e njohim njëri-tjetrin dhe partinë. Duke u nisur nga kjo duke përjashtuar pazarinm Sali Berisha ka futur në statut fraksionin. 

bashkimi i pd gazment bardhi edi paloka

Sondazh

Poll